Qeveria shqiptare ndryshon mendje pas 5 vitesh, kuqezinjëve u hiqet pasaporta diplomatike

Qeveria shqiptare ka vendosur t’u heq pasaportën diplomatike të gjithë lojtarëve që dërguan Kombëtaren në EURO 2016. Pas ndeshjeve të zhvilluar, Kombëtarja u prit me festë edhe nga Qeveria, që vendosi t’I pajiste të gjithë protagonistët me pasaportë diplomatike si ambasadorët më të mire të Shqipërisë në botë.

Advertisements

Pas 5 vitesh, Qeveria ka ndryshuar mendje dhe ka vendosut t’u heqi të gjithë futbollistëve dhe delegacionit të Kombëtares, pasaportën diplomatike.

Ditën e djeshme, kur Shqipëria do të luante ndeshjen ndaj San Marinos, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashte i ka kujtuar Federatës, që të gjitha subjektet e saj që janë pajisur me pasaportën diplomatike, duhet ta dorëzojnë atë brenda afatit, që është data 30 qershor I këtij viti.

Advertisements

Futbollistët e Kombëtares dhe delegacioni i saj që u pajisën me pasaportë diplomatike pas VKM të datës 23 qershor të vitit 2016, pra menjëherë pas përfundimit të aventurës në Kampionatin Europian, por tani me një tjetër VKM të datës 12 qershor të vitit 2019 (e ndryshuar në dhjetor 2020), këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që e gëzojnë këtë të drejtë.

Deri në 30 qershor 2021, të gjithë lojtarët e Kombëtares dhe delegacioni shoqërues që u pajisën me pasaportë diplomatike, duhet ta dorëzojnë atë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEva Murati nuk e ka dhënë akoma puthjen e parë, ajo ka një kusht…
Artikulli tjetërVendimi i papritur i Teas, “zgjiedh” Andin dhe i jep goditjen finale Beartit (FOTO)