MALTE
Advertisements
Një punëtor shqiptarë ka humbur jetën pasi ra nga kati i shtatë i një pallati mëngjesin e sotëm në Marsaskala, Maltë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 8 të mëngjesit në Triq il-Qrempuc, në zonën e Bella Vista.
Advertisements
Policia tha se shtetasi shqiptar ra shtatë kate poshtë një ashensori pallati dhe humbi jetën direkt në vend.
Anëtarët nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe një ekip mjekësor u thirrën në vendngjarje, por shqiptari nuk mundi të mbijetonte.
Policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Kujtojmë se kohët e fundit janë të shumtë shqiptarët që janë zhvendosur në Maltë për punë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!