PSG nuk dorëzohet/ Kontratë 2-vjeçare dhe një shifër stratosferike, e ardhmja e Messit e paqartë

Rikthimi i Laporta në krye të Barcelonës krijojë iluzionin se çështja Lionel Messi dhe e ardhmja e tij ishte e mbyllur përfundimisht, me “pleshtin” që do të firmoste rinovimin e kontratës.

Advertisements

Ndryshe nga ky perceptim, në France dhe në Spanjë kanë një version ndryshe, e ardhmja e Messit jo vetëm që nuk është vendosur por PSG po përgatitet për një su lm të fundit në mënyrë që të bind argjentinasin të transferohet në Paris.

Sheikët janë të gatshëm ti ofrojnë Messit një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit ndërsa sa i përket pagës së tij bëhet fjalë për shifra stratosferike. Ky lajm i bërë publik fillimisht nga një gazetar brazilian ka gjetur konfirmimin edhe nga “Mundo Deportivo”.

Advertisements

Messi
Messit i skadon kontrata me Barcelonën në qershor por palët deri më tani nuk kanë bërë asnjë hap përpara për të shkuar drejt rinovimit, kjo për dy arsye: vetë lojtari i ka kërkuar klubit të presin deri në fund të sezonit ndërsa drejtuesit e Barçës nuk dëshirojnë ti ushtrojnë presion. Babai i Messit ndodhet në Barcelona por nuk ka zhvilluar ende asnjë takim me përfaqësuesit e klubit.

Në çdo rast, Barcelona nuk mund ti ofrojë më shumë se sa 35 milion euro në sezon ndërsa në Paris e presin me një çek të bardhe dhe mbi të gjitha e presin shumë miq si Neymar e Di Maria dhe një grup lojtarësh që mund ti ofrojnë mundësinë për të fituar edhe një herë Champion League.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMeri Shehu jep lajmin e gëzuar për këtë shenjë, ja ç’ndodh me ju nga nesër
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, ndërron jetë një grua