Princi publikon këngën e parë, “vë në lojë” Jasminën…

Pjesemarresi i radhes i “Për’puthen” qe ben kenge është Princi. Ky i fundit ka sjellë një version të ri të këngës “Xhoana” të Akrepit.

Advertisements

Ai e ka publikuar këngën të plotë ditën e sotme në kanalin e tij në “Youtube”, Kenga e tij është një “diss” për Jasminën.

Ah moj Jasmina më morë mendt e mia.

Advertisements

Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija.

Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia,

por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja.

I ke hak rolet në filma Hollywoodi,

bukuri po e me aktrim ta fut ti.

Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan,

se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan.

Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika

po ti paske pas sytë nga Amerika.

Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion

je mësu me lepura, luan nuk përballon”,

Keto jane vargjet e Princit për Jasminën në këngë dhe në fund i thotë “Bye torollake”.

Jasmina dhe Princi patën një takim shumë romantik mes tyre në emision dhe u duk se do të lindte diçka e bukur, por papritur marrëdhënia u kris. Më pas gjatë një puntate, Princi hpdhi akuza se Jasmina dhe Sara janë vajza materialiste.

Pastaj erdhi një përplasje e ashpër me dy vajzat në emision, ku Sara më pas zbuloi se Princit ja kishte paguar dikush tjetër shëtitjen me helikopter në takimin me Jasminën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEdi Ramën “e ndalon policia” në Vlorë
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, 12 prill 2021