Pranoi se kishte marrë 200 mijë lekë të vjetra për votën, policia shoqëron qytetarin (foto)

Menjëherë pas shfaqjeve te pamjeve filmike në rrjetet sociale të një qytetari nga Lezha, i cili ka deklaronte se kishte marrë para, 200 mijë lekë të vjetra për katër vota, dhe se këto para i kishte marrë nga policia, por pa specifikuar personat dhe vendin ku i ka marrë policia e Lezhës ka nisur hetimet.

Advertisements

Gazetari Elidon Ndreka duke iu referuar burimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë raportoi për “BalkanWeb” se është bërë shoqërimi në polici i shtetasit G.P.

Gjithashtu janë kryer verifikime në lidhje me identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këto pamje filmike. Shtetasi G.P. i shfaqur në video, sapo ishte kthyer nga puna në Malin e Zi, ku punon si punëtor sezonal. Për rastin vazhdojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ 19-vjeçari vrèt me thìkë kuzhine dy vajza shqiptare, i përndoqi dhe u fut brenda nga dritarja
Artikulli tjetërRrugës për në Greqi, jahti superluksoz ndalon në Sarandë (video)