Sot i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Erik Lloshi u shpreh i revoltuar me faktin që disa këngëtarë të rinj paguhen sa artistët që kanë punuar prej vitesh në fushën e muzikës.
Advertisements
Eriku përmendi si shembull konkurrentët e Për’puthen duke u shprehur: “Kanë arritur deri aty sa dalin këngëtarët nga show në x televizion, siç është Për’puthen. Gjysma prej tyre po bëhen këngëtarë dhe bëjnë një klip qesharak. E drejtë është kjo?”
“Gjithsecili prej nesh ka hapësirat e veta sikurse dhe ky llumi që mundohen të bëjnë përpara dhe sa më shumë famë. Por problemi është që duhet të arrijnë deri kur i kanë limitet. Disa pronarë lokalesh nate dhe lounge, kur të marrin në telefon thotë shiko se ky që ka dalë tani, që kam më shumë followers se ty, kërkon më pak”, tha Eriku.
Advertisements
Eriku u shpreh i revoltuar dhe me artistët që edhe pse janë përballur me problematika të tilla, nuk e kanë ngritur zërin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!