Pezullohet numërimi i votave në Durrës, ja çfarë ka ndodhur

Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave.

Advertisements

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në procesverbalin e mbajtur pas mbylljet së votimit më 25 prill kanë rezultuar 314 vota, ndërkohë që gjatë numërimit në kuti kanë qenë 315 vota.

Për këtë arsye është njoftuar dhe KZAZ dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur.

Advertisements

Grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së. Këto janë dokumentet e siguruara nga gazetarja Haxhiaj për “BalkanWeb”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“O Ku*vë! T’ju vijë turp se keni edhe fëmijë”/ Plàs shèrri mes Tom Doshit dhe Rakipllarit në emision
Artikulli tjetërDisa ushqime të shpejta, te cilat ju ndihmojnë të humbisni peshë