Përplasje te ashpra për çështjen më të nxehtë të momentit që po bëhet ‘mollë’ sherri/ Kjo është vaksina që futi në sherr kryeministrin grek me Tsipras

Vaksina ruse Sputnik ka shkatuar përplasje të forta mes dy liderëve të mazhorancës dhe opozitës në Greqi. A duhet që vendi të marrë vaksinën rusë Sputnik V ndonëse edhe nuk është miratuar nga Bashkimi Evropian? Kjo ishte ishte çështja më e nxehtë e debatit mes dy politikanëve kryesorë të shtetin fqinj Mitsotakis dhe Tsipras.

Advertisements

Tsipras, udhëheqësi i partisë kryesore të opozitës Syriza (e majta Evropiane), i bëri thirrje konservatorit Mitsotakis të ndjekë shembullin e vendeve të tjera anëtare të BE dhe të porosisë vaksina Sputnik V.

Tsipras argumentoi se në pritje të vendimit të EMA, vendet e tjera të tilla si Gjermania dhe Austria janë tashmë në bisedime me Moskën për të porositur paraprakisht vaksinën.

Advertisements

Kryeministri grek reagoi ashpër ndaj sugjerimit të Tsipras, duke kundërshtuar çdo negociatë për blerje jashtë kornizës së BE. Ai gjithashtu shtoi se nuk ka vaksina të disponueshme nga Rusia.

Pas deklaratës së kryeministrit grek në një postim në Twitter reagoi edhe kompania ruse, e cila shkruan se edhe nëse merr kërkesa nga 59 shtete është në gjendje të furnizojë Greqinë gjatë muajit maj me 500 mijë vaksina.

Mitsotakis akuzoi po ashtu Tsipras se po përpiqet të shkaktojë një krizë qeveritare të ngjashme me atë në Sllovaki që rezultoi në dorëheqjen e kryeministrit sllovak, Igor Matovi?.

Ritmet e ngadalta të vaksinimit në të gjithë Evropën për shkak të vonesave nga AstraZeneca ka shkaktuar trazira politike në shumë kryeqytete të BE-së.

Pavarësisht vendosjes së një bllokim strikt, Greqia ka raportuar një rritje të rasteve me COVID-19 ndonëse shteti fqinj shpreson shumë dhe po bëhet gati që në 14 maj të hap sezonin turistik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Nami nga takimi mes Belinda Ballukut dhe kontrollorëve, rrezikohet hapësira ajrore shqiptare dhe ulja e avionëve
Artikulli tjetërIlir Alimehmeti jep lajmin e mirë: Ja ç’ndodh me ata qe kane kaluar koronavirusin me parë