Përfundon raundi i dytë i votimit/ Dy deputetë “largohen” nga Vjosa Osmani, siguron 67 vota

Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka përfunduar, por edhe këtë herë Vjosa Osmani nuk ka arritur shifrën për tu zgjedhur në krye të vendit.

Advertisements

Nga 82 deputetë që morën pjesë në raundin e dytë të votimit, 11 vota ishin të pavlefshme, 67 vota ishin për Vjosa Osmanin dhe 4 vota për Naser Bejtën.

Në sallën e kuvendit e pranishme është edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Adelina Grainca, e cila shihet e ulur pranë deputetëve të LVV-së.

Advertisements

Kujtojmë se në raundin e parë, morën pjesë 81 deputetë dhe 12 vota ishin të pavlefshme ndërsa 69 ishin për Vjosa Osmanin. Pritet të zhvillohet raundi i tretë dhe i fundit për zgjedhjen president të Kosovës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPutin shpallet burri më s*ksi i Rusisë
Artikulli tjetër“Cili/a nga konkurrentët e ‘Për’puthen’ të mungon?” Olsa Muhameti e tregon hapur preferencën e saj