HAS
Advertisements
Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Hasit, e cila i përket Qarkut të Kukësit.
Në këtë bashki, fituese ka dalë Partia Demokratike me 4.576 vota.
Advertisements
Nga krahu tjetër Partia Socialiste ka marrë 2.735 vota.
Fletë të pavlefshme janë konsideruar 455, ndërsa 28 vota janë shpërndarë për subjektet e tjera konkurruese në këto zgjedhje.
Aktualisht në nivel vendi, janë numëruar deri më tani 1831 qendra votimi, nga 5199 në total..
Rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve nga përfundimi i zgjedhjeve.
Në disa zona numërimi ka ndaluar, si pasojë e ankesave nga komisionerët, por pritet të nisë shumë shpejt.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!