Përfundon numërimi i votave: Ja rezultati përfundimtar

Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, ku fituese është Partia Socialiste me 768 mijë vota, Partia Demokratike me 622 mijë vota, LSI me 107 mijë vota dhe PS e Tom Doshit me 35 mijë vota.

Advertisements

Ka qenë Tirana ajo që ka mbajtur “peng” procesin prej pasdites së djeshme pasi ka më shumë kuti votimi se gjithë qarqet e tjera, duke qenë se ka dhe numërin më të lartë të banorëve/ votuesve.

E përkthyer në mandate, PS ka siguruar shumicën duke shkuar e sigurt në Parlamentin e ri, me 74 deputetë, PD me 59 deputetë, LSI që ka regjistruar dhe numrin më të ulët të votave dhe mandateve detyrimisht, me 4 mandate. PSD e Tom Doshit ka arritur të marrë 3 mandate në rang vendi, duke u bërë forca e katërt politike më e votuar.

Advertisements

Risi në këto zgjedhje ishin kandidatët e pavarur, por që nuk u votuan nga populli shqiptar. Mes Iljaz Shehut (Vetëvendosje), Kreshnik Merxhanit (Vetëvendosje), Pal Shkambit, Elton Debreshit dhe Boiken Abazit (Vetëvendosje), dy të funddit janë më të votuarit.

Përfaqësuesi i minatorëve të Bulqizës Elton Debreshi ka marrë 580 vota, si kandidat për qarkun e Dibrës dhe Boiken Abazi me 2993 vota. Të tjerët kanë marrë numër minimal votash.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 28 Prill 2021
Artikulli tjetërGjendra e tiroides, këto janë ushqimet që ju duhen me patjetër