Përfundon dorëzimi i kutive në Kukës dhe Gjirokastër, nis trajnimi i numëruesve

Dorëzimi i kutive me fletët e votimit nga 75 qendra votimi ka mbaruar në KZAZ 11 në Kukës.

Advertisements

Aktualisht është duke u zhvilluar një trajnim i shkurtër i personave që do të bëjnë numërimin e votave. Për pak minuta pritet të fillojë hapja e kutive dhe numërimi i votave.

Edhe në KZAZ 80 në Gjirokastër përfundoi mbërritja e kutive dhe pas një pushimi të shkurtër do të fillojë trajnimi i grupeve të numërimit.

Advertisements

Procesi i votimit nisi ditën e sotme në orën 07:00 e mëngjesit të sotëm dhe zgjati deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë vendosën se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, por nuk dihet ende sa prej tyre kanë hedhur votën e tyre në 5,199 qendra votimi.

Krahas partisë apo koalicionit shtetasit me të drejtë vote zgjodhën edhe kandidatin që preferojnë. Janë plot 1841 kandidatë për deputetë që garojnë në zgjedhjet parlamentare, 39.76% e të cilave janë gra.

Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme nga të gjithë qytetarët me të drejtë vote 50.5% ishin meshkuj dhe 49.5 ishin femra. 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Kujtojmë se këto zgjedhje u zhvilluan në kushtet e pandemisë, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hartuar edhe një protokoll të posaçëm. Top Channel ka përcjellë hap pas hapi procesin e votimit në të gjithë vendin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHapet kutia e parë në Tiranë
Artikulli tjetërAksident i rëndë në Austri, vdesin dy shqiptarë, dy të tjerë rëndë. Dyshohet se makina e tyre po..