Patozi apel qytetarëve: Voto me zemër, nuk e ke luksin të qëndrosh në shtëpi

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i ka bërë një apel qytetarëve që të votojnë më 25 prill. Ai u shpreh se sado të mërzitur të jeni me politikën, nuk duhet të qëndroni në shtëpi.

Advertisements

“TI NUK E KE LUKSIN TË QËNDROSH NË SHTËPI. Voto me zemër, por duke vënë në punë arsyen. Zgjedhjet nuk janë një ndeshje futbolli, për të cilën emocionet zgjasin vetëm 90 minuta. Ato janë një lojë shumë serioze, ku gabimi kushton të paktën 4 vjet. Shqipërinë nuk e ndryshojnë dot fanatikët e partive, jo vetëm për faktin se janë pak.Por mbi të gjitha se ata kryesisht janë masha e kryetarëve të përjetshëm për ta ruajtur të paprekur mbretërinë e korrupsionit, arrogancës, padrejtësisë dhe abuzimit me pushtetin. Sado i mërzitur të jesh me kënetën politike, nuk e ke luksin të qëndrosh të shtëpi.

Ti nuk mund t’ua dorëzosh të ardhmen e familjes tënde atyre, që do të gëzohen nga mungesa jote në zgjedhje. Ndiq bindjen tënde dhe do të kuptosh se 3 të parët, që sundojnë prej shumë vitesh Shqipërinë, janë njësoj. Ndaj voto numrin 4, Bindjen Demokratike!”, tha Patozi.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAutoritetet në Filipine sekuestrojnë p redha të fosilizuara të molusqeve me vlerë 25 milionë dollarë
Artikulli tjetër“Besoj isha shqiptari i fundit që…”/ Basha tregon momentin kur i kërkoi dorën Aurelës dhe dasmën me qindra të ftuar