Pas operatorëve turistikë, ja cilat janë dy kategoritë e riskuara që do të vaksinohen së shpejti

Ka nisur sot procesi i vaksinimit të operatorëve turistikë në të gjithë vendin. I pranishëm në procesi e vaksinimit në qytetin e Durrësit ishte kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Advertisements

Rama bëri me dije se pas operatorëve turistikë, së shpejti do të nisë vaksinimi i punonjësve të fasonerive dhe punonjësve të transportit, të cilat sipas tij bëjnë pjesë tek kategoritë e riskuara.

“Sot duhet të informohen edhe të tjerët qeveria është gati që të vaksinojë të gjitë personelin e strukturave hoteliere, të bregdetit si fillim. Janë ato që do të kenë dhe masën më të madhe të turizmit që do të presim. Japim garanci për turistët që do të vijnë dhe të gjejnë hotele covid-free. Të gjithë të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit ne.

Advertisements

Dy kategori të tjera janë punonjësit e fabrikave dhe një kategori shumë e rëndësishme janë transportuesit e udhëtarëve. Janë në një zonë risku të konsiderueshme. Më drejtorinë e Transportit Rrugor kemi nisur hartimin e listave për transportuesit e udhëtarëve në vend, që edhe ata të jenë të mbrojtur”, u shpreh Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDalin pamjet nga aksidenti me tre te vdekur në Gjakovë, mes tyre edhe një grua nga Shqipëria(Emrat)
Artikulli tjetërRama publikon pamjet nga aeroporti i Kukësit: Ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë