Pas kaq shumë kohësh Italia fillon të marrë “frymë”, qeveria lehtëson masat anti-Covid

Duke filluar nga data 26 prill Italia do të fillojë të lehtojë gradualisht masat e vendosura për parandalimin e Covid-19.

Advertisements

Ka qenë vetë kryeministri Italian, Mario Draghi i cili në një konferencë për shtyp bëri të ditur se studentët do të ndjekin mësimet në shkollë në të gjitha zonat e verdha dhe portokalli, ndërsa studentët në zonat e kuqe do të vijojnë të ndjekin mësim online.

Kryeministri gjithashtu shtoi se “qeveria po ndërmerr këtë rre zik, një rrezik të arsyetuar bazuar në të dhëna”, por premisa e këtij rreziku është që secili aktivitet të respektojë rregullat me kujdes, sikurse distancimin shoqëror dhe vendosjen e maskave.

Advertisements

Italia vazhdon të klasifikojë rajonet brenda një sistemi të koduar me ngjyra – të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuqe.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 3.8 milionë dhe 116 mijë viktima.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU filmua në makinë me Fationin, Antonela reagon për herë të parë, ja e verteta
Artikulli tjetërMjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë: Imuniteti ndaj COVID-19 mund të zgjas me vite