Parashikimi i motit/ Rikthehen reshjet e shiut dhe të dëborës në Shqipëri

TIRANË– Dita e sotme do të dominohet nga vranësira të shpeshta duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në zonat malore veriore-verilindore do ketë reshje dëbore.

Advertisements

Parashikohet që kushtet e motit të paqëndrueshëm të vijojnë gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime. Nata sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.

Advertisements

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCilat janë pesë efektet anësore të qumështit
Artikulli tjetërStudimi jep alarmin/ Ngrohja globale, temperaturat në rritje kërcënojnë seriozisht këto habitate natyrore