“Nuk t’i harroj ato që më ke bërë”, Shqipja dhe Tea përballen për herë të parë në ekran

Shqipja i habiti të gjithë ditën e djeshme, teksa njoftoi se do të bëhej bashkë me Tean në një program pas gjithë atyre debateve dhe akuzave për njëra-tjetrën. Ishte Shqipja ajo që ndau në InstaStory një foto të edituar nga fansat, ku shfaqej portreti i bashkuar i të dyja vajzave. Shqipja e identifikoi veten si vullkan, teksa Teas i vendosi një akull.

Advertisements

Dhe ashtu ka ndodhur, sot dy vajzat u përballën për herë të parë me njëra-tjetrën në ekran. Të ftuara në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” për të diskutuar për negativitetin e madh të publikut ndaj figurave të ekranit, biseda mes vajzave nisi menjëherë me tone të larta. Shqipja tha se Teas nuk do ja fal kurrë ato që ka thënë për të në emision dhe me ironi u shpreh se Tea ka qenë vetëm e vërteta e vetes.

“Nuk mund ta kthejmë të keqen me të mirë, këtë e kemi parë. Ti çfarë nuk ke thënë për mua brenda atij programi dhe në mënyrën më të shëmtuardhe më ke gënjyer sy për sy dhe Tea unë ty këto nuk t’i harroj. Do t’i mendosh do t’i elaborosh dhe do vish të m’i thuash.
Ajo ka qenë e vërteta e vetes së vet. Vetëm me veten tënde ke qenë e vërtetë, vetëm me gjërat që ke bërë ti ke qenë e vërtetë”, tha Shqipja drejtuar Teas.

Advertisements

Më pas ajo i doli në mbrojtje autores së “Për’puthen”, Olsa Muhametit, duke u shprehur se Tea dhe Andi kanë zgjedhur vetë që të gënjejnë publikun.

“Olsa të thoshte bëj video nusja dhe dhëndri dhe shko me pushime, që dole aty me ato flokët e shpupurisura. Nuk mund të hedhësh baltë tek kush të duash ti, me të tjerët po, por jo me mua”, tha Shqipja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Gjirokastër, makina futet në trotuar dhe merr përpara një fëmijë
Artikulli tjetër“25 Prilli mbyll derën e së keqes”/ Basha me të rinjtë në Tiranë dhe me të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës