Nuk janë dakord me masat anti-Covid, qytetarët kosovarë nisen drejt Shqipërisë për fundjavë

Qytetarët e Kosovës kanë vendosur që të nisen drejt Shqipërisë për të shijuar më tepër fundjavën. Në pikën kufitare të Morinës sic shihet edhe nga pamjet janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Advertisements

Ndërkohë Kosova menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti, u shpallën masat e reja anti-Covid. Në përpjekje për ti shpëtuar masave më të rrepta, prej mbrëmjes së të enjtes deri më tani në Shqiperi kanë hyrë mbi pesë mijë qytetarë nga Kosova.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për mediat se që nga dita e mërkurë kanë kaluar kufirin 1,475 qytetarë, më 8 prill kanë kaluar kufirin 1,845 qytetarë dhe më 9 prill nga ora 00:00 deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5,498 qytetarë

Advertisements

“Po ua përcjellë të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00. Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, shprehet Krasniqi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama ‘thumbon’ Bashën nga Saranda: “Kam qenë me të, i tregoja barcaleta që mos ta zinte gjumi”
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në Tiranë-Durrës, katër makina bëhen ‘copë’ (video)