“Nuk ishin kundërshtarë të lehtë”- Rama mesazh Bashës: Bëre gjithë sa munde, por të mundësh PS-në është si të mundësh Interin e Mourinhos

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një mesazh të qartë kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Basha ku i ka kërkuar që të pranojë humbjen me dinjitet.

Advertisements

Rama thekson se fitorja e PD-së ishte thuajse e pamundur përballë një ‘makinerie fitoreje’ siç e ka quajtur ai Partinë Socialiste.

Sipas kryeministrit të mundësh PS sot është njësoj si të mundës Interin e Murinhos, ndërsa nuk e kurseu edhe një batutë me Juventusin.

Advertisements

Rama: Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve. Ishin më skuadër se në gjitha herët e tjera. Demokratët ishin U them se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bënë më shumë sesa mund të bënin normalisht se të mundësh PS është e vështirë të mundësh Interin e Murinjos, Milanin, Barcelonon nuk po flas me Juventusin se nuk ishte viti i tij, por ekskluziv i socialistëve.

Mesazhi im i sinqertë për Bashën është ky, prano humbjen me dinjitet dhe me bindjen që nuk bëre sa deshe, por gjithë sa munde. Mos pranimi i kësaj humbje aspak turpëruese e zvogëlon përmasën e rezultatin që PD mundi të arrinte te dielën përballë një makinerie fitore si PS.

Ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh dhe ky është fakt. Faktet pranohen dhe jo të luftohen. Nuk është e drejta jonë që të vendosim se si do ta lexoni rezultatin tuaj. Nuk dihet nëse do jetë Basha ai që do ta drejtojë PD në 4 vitet e ardhshme, por me apo pa Bashën Ps do ta fitonte edhe këtë betejë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbyllet numërimi në Durrës, ja si ndahen mandatet dhe votat
Artikulli tjetërSa kohë duhen mbajtur ushqimet në ngrirje; kur është momenti që nuk duhen përdorur më?