Një ditë pas votimit, Kalo apel qytetarëve, ja si pritet vera e 2021 dhe kujdesi që duhet të kemi

Ndërsa vendi ndodhet nën ritmin e procesit zgjedhor, mjeku infeksionit Tritan Kalo vjen me një mesazh për kujdesin shëndetësor.

Advertisements

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” bën thirrje që qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të mos nënvlerësojnë përkujdesin ndaj shëndetit të tyre.

Teksa shprehet optimist, Kalo thotë se pavarësisht se ka shumë punë për tu bërë, po shkurtohet koha për të dalë nga tuneli i kësaj flame që gjunjëzoi mbarë botën.

Advertisements

Gjithashtu mjeku infeksionist ka dhënë edhe një mendim për këto zgjedhje, për të cilët shprehet se populli foli me votë, tani mbetet që të pasqyrohet rezultati i këtij vullneti.

Statusi i plotë:

Kohë kovidiane….26.04.2021….”The day after”…. Nuk po flas për filmin në fjalë, por për një ditë pas votimit ku SOVRANI foli i qetë, i kthjellët, i qartë dhe më i vendosur për ardhmërinë e tij…..Publikimi i rezultateve NUKU do të jetë gjë tjetër veçse një pasqyrim i këtij vullneti, për ndryshim dhe ecje përpara në Ardhmërinë më të mbrothtë të Trevave Arbërore….

Po një ditë më pas këtij votimi Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi e Përkujdesi ynë vijon si përditë, që nga mbrëmja e 8-9 Marsit 2020, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive/Covid-1 të QSUNT….Kemi ende udhë për të bërë, POR jemi më të plotëshprestë se po shkurtohet edhe më shumë koha për të dalë nga tyneli i Pandemisë, i kësaj “flame mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19….Të gjithë NE do vijojmë përditazi të jemi me JU dhe për JU, për sa kohë që nuk kemi ngadhnjyer përfundimisht mbi këtë “flamë”….JU duam, JU respektojmë,

JU gjindemi në çdo kohë, POR edhe JU për asnjë çast mos e nënvlerësoni përkujdesin ndaj shëndetit dhe jetës suaj….Pa dyshim që VERA E 2021 do të jetë më e gëzueshme….TOGETHER FOREVER!!!

/abcnews.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDikur u rrahën për ish të dashurin, sot Arsimi kapet ‘mat’ me ish shoqen e Anës (foto)
Artikulli tjetërLulzim Basha: Po numërohen kutitë e përcaktuara nga qeveria, kjo do të thotë që PS-ja ka një humbje të thellë