Nis vaksinimi i uniformave blu në Vlorë, pritet të vaksinohen rreth 400 efektivë të policisë

Nisi sot vaksinimi i policëve në qytetin e Vlorës ku pritet të vaksinohen rreth 400 uniforma.

Advertisements

Përveç drejtorisë vendore të policisë vaksinimi po kryhet edhe për drejtorinë kufitare të portit Vlorë si dhe gardës. Uniformat blu po vaksinohen me vaksinën ruse sputnik, ndërsa për ta është caktuar një qendër e veçantë , palestra e shkollës artistike Naim Frashēri në Vlorë tha shefi i epidemiologjisë Agron Bashllari.

Efektivët e policisë shprehen të sigurtë për vaksinimin.

Advertisements

Tre janë qendrat në të cilat po kryhet vaksinimi i popullatës në Vlorë, çadra e ngritur përgjatë bulevardit Ismail Qemali, shkolla 24 maji si dhe shkolla artistike Naim Frashëri ku qytetarët po vaksinohen sipas rajoneve ndërsa është mosha 70+ ata të cilët po vijojnë vaksinimin

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArrestohen 4 persona në Tiranë, policia na njeh me detajet
Artikulli tjetërBorë dhe reshje shiu në vend, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët