Zëvendës Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Taxhikistanit Samariddin Alizoda u shkarkua nga posti i tij.
Advertisements
Ai u kritikua gjerësisht pasi ngatërroi Korenë e Veriut dhe të Jugut.
Më 18 Mars, Alizoda ishte i papërgatitur për konferencën speciale për shtyp mbi përdorimin e vaksinës së koronavirusit AstraZeneca në Taxhikistan.
Advertisements
Alizoda nuk mund të mbante mend emrat e Drejtorit të Vendit të OBSH dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të UNICEF, ndërsa prezantoi folësit në konferencën për shtyp. Pastaj ai ngatërroi Korenë e Jugut dhe Korenë e Veriut.
Teksa personat në sallë e kritikonin, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë tha “nuk ka rëndësi Koreja e Veriut ose e Jugut, është Koreja gjithsesi”.
Kjo ka nxitur shumë debat deri dhe në shkarkimin e tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!