“Në vendin tonë po qarkullon një virozë tjetër”, mjeku i njohur shqiptar jep detajet dhe bën apelin e fortë

Mjeku infeksionit në QSUT, Gent Stroni i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ bëri të ditur se në vendin tonë po qarkullon një virozë e stinës, të cilën nuk duhet ta ngatërrojmë me COVID-19.

Advertisements

“Është një virozë tjetër, që unë do inkurajoja edhe kolegët e mi në ISHP. Shikohet një virozë që ndoshta mund të jetë ajo e famshmja stinore që njerëzit tashmë janë me hundë të bllokuara, me një rrjedhje hundësh, por që nuk kanë të bëjnë me koronavirusin.

Në një njëjtën kohë ne shohim edhe situatën e personave që kanë një virozë të traktit gastrointestinal, por jo domosdoshmërish është Covid. Pra, jo të gjitha rastet na çojnë në këtë drejtim”, sqaroi mjeku Stroni.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po bënin gara”/ Autobusi përplaset me kamionin duke i marrë jetën 21 personave, 3 të tjerë në gjendje të rëndë
Artikulli tjetërMjeku nuk e testoi vogëlushin 1-vjeçar të infektuar me Covid-19, nëna e tij vjen me një rrëfim prekës