Spanja e ka nisur sezonin veror për këtë vit, ndonëse e go dit ur më for të se ku rrë në sektorin jetik të saj, turizmin.
Fillimi i pranverës riktheu temperaturat e larta me mot të ngrohtë, mjaftueshëm sa për të shijuar detin, kryesisht në fundjavë. Por nëse vitet e shkuara, Spanja priste turistët e para që në muajin mars, kryesisht pushuesit britanikë, pandemia koronavirus, duket se ka lënë pa sojat e saj nga një vit më parë. Bregdeti i Majorkës është bosh, shumë larg pamjes së zakonshme me turistë, zhurmë, festa e jahte luksoze në portet e tij. Zakonisht, në muajin prill, janë thuajse 2 milionë britanikë e 1.4 milionë turistë gjermanë, që vizitojnë ishujt e Majorkas por as gjysma e tyre nuk kanë udhëtuar këtë vit drejt Spanjës, pavarësisht heqjes së karantinës së detyruar gjatë udhëtimit nga një shtet në tjetrin.
Numri i vizitorëve të huaj në Spanjë ra në 19 milionë në total gjatë vitit 2020, niveli më i ulët që nga viti 1969, ndërsa kontributi i kësaj industrie në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit kapërceu në 4%, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i të dhënave, shumë larg 12% kontribut në vitin 2019.
Bashkë me rënien e numrit të turistëve, edhe të ardhurat në buxhet nga turizmi ranë ndjeshëm në krahasim me një vit më parë. Por ekspertët e ekonomisë kanë një parashikim edhe më negativ për këtë vit, kur thonë se 2021 pritet të jetë shumë më keq se viti i shkuar. Duke qenë një nga vendet e BE më të vizituar vitet e fundit, Spanja ka vuajtur më shumë se çdo vend tjetër pasojat e pandemisë, bashkë me të edhe Franca.
Laura Santacana: “Duhet t’i durojmë gjërat deri në një pikë të caktuar. A duhet të jemi të kujdesshëm? Po. Por kjo është e tepërt. E kemi të pamundur të bëjmë një jetë normale”
Patxi Beloki: “Mendoj se gjithçka bëhet për të ndihmuar në këtë situatë, është gjë e mirë. Maskat në plazh apo në ambiente të tjera publike, janë mirë. Duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit”.
Në plazhin La Concha, ku shumë banorë shijojnë çdo ditë motin e ngrohtë, sërfisti Jose Aquavivas thotë se maska edhe në plazh, ndihmon në frenimin e përhapjes së Covid-19, edhe pse maska në ujë është bezdisëse.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements