“Ne do ti çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim direkt në Shqipëri”/Rama publikon videon e aeroportit të Vlorës

foto ilustruese

Advertisements

Kryeministri Edi Rama thotë se vlonjatët do të ndihen krenarë për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe Akademinë e Aviacionit që do të ngrihet në qytetin bregdetar.

Përmes një video të publikuar mëngjesin e sotëm, Rama thotë se “Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i vizitorëve do të rritet eksponencialisht.”

Advertisements

“Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar në Vlorë Akademinë e Aviacionit, që do të prodhojë ekspertët shqiptarë, deri tek pilotët. Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i vizitorëve do të rritet eksponencialisht.

Jam i bindur se vlonjatët do të ndihen edhe më krenarë, të huajtë do të ndihen qëysh muajin e parë të mrekulluar nga ky vend, që Zoti ia ka dhënë të gjitha”, thotë ndër të tjera kryeministri në video.

Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, me një konsorcium kompanish që kryesohet nga kompania e Behgjet Pacollit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë: Lulzim Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, se përfundon si Azemi ose Olldashi
Artikulli tjetërA duhet të vendosen masa për sezonin turistik? Flet epidemiologu Ilir Alimehmeti