“Mua mos më ngri gishtin”/ Kryeministri kapet me analistin dhe ‘kërcënon’ Fevziun

Kryeministrit Edi Rama nuk i ka pëlqyer termi “rilindas” i përdorur nga analisti Artan Hoxha mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, edhe pse në vitin 2013 erdhi në pushtet me sloganin e Rilindjes së Shqipërisë.

Advertisements

Ai “kërcënoi” edhe me largim nga emisioni nëse nuk do të kishte një bisedë serioze. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë kryeministri u largua nga emisioni “5 pytje nga Babarammo” pasi nuk i pëlqyen pyetjet e moderatorit.

Pjesë nga de bati:

Advertisements

Hoxha: Në Kavajë autori ishte i shoqëruar nga një polic rilindas.

Rama: Nëse doni të bëni bisedë serioze, dakort. Nëse do përdorni këto terma rilindas dhe stër-rilindas, vazhdoni flisni vetë.

Hoxha: Keni filluar të keni turp nga termi rilindas? Ju e keni quajtur veten rilindas, atëhere rilindas.

Rama: Nëse do bëni bisedë serioze, atëherë po. Ku e di ti se ai ishte polic rilindas?
Nëse kjo bisedë nuk bëhet korrekte dhe nuk ka radhë, atëherë unë do t’ju lë vetëm me këta të rinjtë.

Këo nuk janë biseda normale, të lutem shumë. Nuk ia lejoj unë Artan Hoxhës që të më thotë mua “t’i kishte thënë ti Taulant Ballës që t’u thoshte atyre”. O Hoxhë Artani, lëri këto. Mua mos më trego rilindasin, mua mos më trego Taulant Ballën, mua mos më ngri gishtin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po humba më 25 prill, do punoj part time në Fiks Fare”, Fiksi teston Ramën në makinën e së vërtetës
Artikulli tjetërGafa qesharake e Getafes kalon në epërsi Barcelonën (video)