U denoncua nga kandidati i PD-së, momenti ku numëruesja e PS-së në Tiranë është me stilolaps në dorë dhe bën shënime në fletë (video)

foto ilustruese

Advertisements

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi, përmes një prononcimi të bërë për FaxNeës pas mesnate deno ncoi një tjetër inci dent të ndodhur në qendrën e numërimit te shkolla ‘Kushtrimi i Lirisë’ në Tiranë. Bumçi u shpreh se përfaqësuesja e Partisë Socialiste në këtë qendër votimi është kapur duke shënuar në fletën e votimit për ta shpallur të pavlefshme.

Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme që është siguruar nga Fax News, numëruesja socialiste shihet duke plotësuar një fletë votimi, ndërkohë që Bumçi kërkoi hetim për rastin në fjalë.

Advertisements

Bumçi shprehet se ky rast është mundur të filmohet dhe përbën një akt të rëndë, lidhur dhe me faktin se shmica e fletëvotimeve të shpallura dy herë janë të shënuara dy herë dhe janë për PD-në.

“Përfaqësuesja jonë në një nga tavolinat por edhe vëzhgues të tjerë vunë re që përfaqësuesja e Partisë Socialiste ka shënuar në fletët e votimit. Kemi dhe pamje të filmuara me telefon në lidhje me këtë shkelje. Ne kemi besim te fitorja jonë, por ky është një akt i rëndë.

Në këto zgjedhje vihet re një numër rekord fletësh të pavlefshme. 60 mijë fletë që janë shpallur të pavlefshme janë afërsisht 10 mandate. Në shumicë e fletëve të pavlefshme mbizotëron Partia Demokratike dhe një subjekt tjetër, ku shiumica e fletëvotimeve janë të shkruara nga dy herë.

Nëse ne lidhim këtë ngjarje me këtë fenomen atëherë kjo është shqetësuese. Unë nuk po ngre konkluzione por ngre një shqetësim, i cili më pas duhet parë”, tha Bumçi.

Kur janë numëruar 4653 qendra votimi nga 5199 që janë në total, PS ka marrë 48.66 % të votave në rang kombëtar, PS ka marrë 39.37 % dhe LSI 6.91%, ndërsa PSD e Tom Doshit 2.2%.

E përkthyer në mandate deri në momentet që flasim PS ka siguruar 72 të tillë, PD 59, LSI 6 dhe PSD 3.

Fitorja e mandatit të tretë nga ana e Edi Ramës është një rekord më vete në historinë demokratike të Shqipërisë, pasi asnjë forcë politike nuk ia kishte dalë që të qëndronte më shumë se 8 vite në pushtet.

Ndërkohë që PD e kryesuar nga Lulzim Basha, pavarësisht se ka një përmirësim të dukshëm të rezultatit në raport me 4 vite më parë, duket se nuk ka sjellë frymën e duhur që të mund të bënte ndryshimin e madh.

E zhve shur nga të gjitha pushtetet opozita hyri në këtë garë me bindjen se do ti fitonte zgjedhjet, por duket se kjo nuk ndodhi, edhe pse shpresat e tyre janë për një mrekulli deri në numërimin e kutisë së fundit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTirana ka akoma 355 qendra votimi të panumëruara, kush po kryeson bindshëm në kryeqytet
Artikulli tjetërPolicia gjobit 874 qytetarë në këtë periudhë zgjedhjesh