Mendonte se kishte binjakë, 21-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë foshnjën “gjigande”

Një 21-vjeçare ka sjellë në jetë foshnjën e saj, e cila peshonte 5.8 kilogramë. Pas 24 orësh dhimbjesh, Amber Cumberland solli vajzën në jetë në një nga maternitetet e Anglisë.

Advertisements

Të gjithë mjekët gjatë shtatzënisë i kishin thënë asaj se priste në jetë binjakë pasi barku filloi të rritej shumë.

Pesha e Emilisë është e njëjtë me peshën që fëmijët duhet të kenë në javën e 36.

Advertisements

Gjatë lindjes nëna u mundua shumë por fatmirësisht tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe lumtur për vogëlushen që ka sjellë në jetë.

“Veshjet që kishim sjellë nuk i përshtateshin asaj, por për fat të mirë kishim disa rroba rezervë 0-3 muaj dhe stafi i spitalit u vu në kërkim të pelenave më të mëdha në të gjithë pediatrinë. Infermieret e spital vinin dhe vizitonin vajzën time për ta parë peshën e saj dhe për të bërë foto me të pasi ishte shumë e madhe. Unë dhe bashkëshorti jemi aq të lumtur me vajzën tonë të mrekullueshme”, ka thënë Amber.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak10 vite më parë, do habiteni si dukej Dua Lipa në adoleshencë
Artikulli tjetërGazetari zbulon “sekretin” që i solli fitoren Edi Ramës, cili është ‘shembulli’ që duhet të ndiqte Basha