Mediat gjermane: 10 përqind më shumë votues, shqiptarët thyejnë skepticizmin ndaj politikës

Edhe medieve gjermane u ka rënë në sy fakti se në Shqipëri, pjesëmarrja në votime është shumë e lartë.

Advertisements

Agjencia kryesore e lajmeve gjermane, DPA, shkruan se janë mbi 10 përqind më shumë votues në krahasim me vitin 2017.

“Në dritën e një qëndrimi mjaft skeptik të popullsisë ndaj politikës, qytetarët e Shqipërisë po zgjedhin një parlament të ri të dielën.

Advertisements

Deri në orën 3 të pasdites, afërsisht 38 përqind e 3.6 milion votuesve me të drejtë vote, kanë hedhur votën e tyre, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo është 10 pikë përqindje më shumë se në zgjedhjet e fundit të katër viteve më parë. Në atë kohë, pjesëmarja prej 45 përqind në fund të ditës së zgjedhjeve shënoi një rekord të ulët historik”, shkruan agjencia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMeta nga Fieri: Zgjedhjet ishin të mrekullueshme, tregon se jemi popull i përgjegjshëm
Artikulli tjetërMe foton nga makina, Marina dhe Getoari “tregojnë” votën