Mbërrijnë në aeroportin “Nënë Tereza” 100 mijë vaksina kineze, Rama: Erdhën me vonesë për shkak të…

Kryeminsitri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 100.000 vaksina kineze ‘Sinovac’.

Advertisements

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ai është më i vendosur se kurrë për të garantuar një sezon turistik të lehtë. Ndërkohë krahas videos ai shkruan se vaksinat erdhën një ditë me vonesë për shkak të ‘tentativës çmendurake’ për bllokimin e aeroportit.

“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid

Advertisements

Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh në Rinas? Shtatë ambulanca dalin njëra pas tjetrës dhe nisen për në Tiranë (video)
Artikulli tjetërNgjarje e pazakontë/ Kandidati hap fushatën duke dalë nga arkivoli