“Marrin frymë” spitalet Covid në Shqipëri, bie ndjeshëm numri i infektimeve dhe viktimave

TIRANË
Në Shqipëri po shënohet një ulje e ndjeshme e përhapjes së infektimeve me Sars Cov-2 në popullatë.

Advertisements

Të dhënat zyrtare të javës së fundit, 28 mars-3 prill 2021, dëshmojnë se shkalla e pozitivitetit ka rënë në nivelin më të ulët 13%, ose 3188 të infektuar më pak krahasuar me periudhën 1 deri në 7 mars, ku shkalla e pozitivitetit llogaritej ne 25.7%.

Rënia e numrit të infektimeve me rreth 50% ka çuar në uljen e shtrimeve në 7 spitalet Covid, 4 në Tiranë dhe 3 rajonalë, ku sot numërohen 263 të shtruar nga 656 të regjistruar në datën 23 shkurt, që shënoi edhe pikun e pandemisë në vend. E përkthyer në përqindje, rënia e shtrimeve në 5 javë llogaritet në 69%.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakQytetari hipën në majë të shtyllës: RAMAAAAA IKKK!
Artikulli tjetërMe lot ne sy Xhensila Myrtezaj rrefen sakrificat e nenes se saj: me merrte me vete kur punonte ne furre buke turni i trete