Një protestë interesante ka ndodhur në Prishtinë nga restorant “ Bagolina Eatery , ku në qëndër të saj ka vendosur pakënaqsinë për ndërprerjen e punës së restoranteve nga Qeveria e Kosoves. Ata vendosën ta shprehin në formën e një protese e cila u përfol si një ide shume interesante .
Advertisements
Me idene e Blerta Kllokoqi- Rugoves ,në restorantin e hapur rreth dy muaj më parë , në karriget ku duhet të ishin ulur klientët e restorantit, kanë ulur kukulla , të veshura stil dhe goxha të kombinuara me njëra- tjetrën.
Kllokoqi- Rugova u shpreh se :
“Kukullat po i japin gjallëri vendit, që tashme është i zbrazët, pa pjesën e stafit shërbyes e pa klientë.Kukullat, janë të veshura me plot stil, e të kombinuara në mënyrë kreative”.
Advertisements
Pjesë e kësaj proteste interesante ishte dhe menaxheri i restorantit Behar Osmani ku më shumë u shpreh se :
“E kundërshtojnë vendimin e qeverisë për mbyllje totale sepse punëtorët kanë familje dhe duhet të ushqehen”.
Nder te tjerash Kllokoqi dhe Osmani janë shprehur se janë të gatshëm të vaksinojnë punëtorët para rifillimit të punës së tyre.
Qeveria e Kosoves është shprehur se ka mbyllur cdo aktivitet të gastronomisë deri më datë 18 prill, përvec atyre bizneseve të cilat ofrojnë shërbimin vetëm online.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!