Numër shumë i lartë lëvizjesh së qytetarëve është regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë e kanë dalë diçka më tepër se 5 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Advertisements
Ndryshe nga herët e tjera, gjatë ketyre orëve të fundit, numëri i hyrjeve nga Maqedonia e Veriut ka qenë më i lartë se i daljeve, me 2.667 shtetas. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë shqiptarë të vendit fqinj, të cilët kanë bërë me dije se do të kalojnë fundjavën në qytete të ndryshme shqiptare.
Gjatë 24 orëve të fundit nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut kanë dalë 2.337 shtetas, një pjesë e së cilëve përdorin fëinjët për të kaluar në shtetin helen. Për të përballuar këtë fluks, pala jonë punon me pesë sportele, tre në hyrje dhe dy në dalje. Ndërsa nga Greqia drejt vendit tonë, nëpërmjet Kapshticës kanë hyrë 272 shtetas dhe 117 mjete.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!