“Lan enët dhe pastron…”/ Mamaja e këngëtares së famshme shqiptare tregon ‘sekretet’ e vajzës saj

Mamaja e këngëtares Rita Ora, Vera Ora ka folur për disa detaje nga jeta e tyre në familje dhe emigrimi në Londër.

Advertisements

Ajo tha se familja e tyre ka norma dhe Rita ndonëse është një superstar, duhet të kontribuojë në familje, duke larë enët apo punë të tjera në shtëpi, duke shtruar se këngëtarja e ndihmon sa herë ato mblidhen bashkë në shtëpi.

“Rita është superstar siç është çdokush në punën e tij, por të gjithë e kemi një rol sadopak në shoqëri, por për ne s’ka dallim. Ajo e di që familja ka norma, ajo e di që duhet t’i lajë enët, të pastrojë banjën. Kur mblidhemi në shtëpi më ndihmon mua me përgatitjet, duhet të mësohet dhe me rregulla”, tha Vera.

Advertisements

Teksa jepte intervistë në “Ftesë në 5”, Vera u surprizua nga e bija, Rita e cila e përshëndeti të ëmën me anë të një videomesazhi, ku e falenderoi Verën për besimin e mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë këmgëtares.

“Përshëndetje mami. Surprizë. Më ka marrë malli shumë. Doja t’u dërgoj një video për t’ju treguar marrëdhënien time me mamin dhe gjithçka kam mësuar prej saj. S’di nga t’ia filloj por për mua janë etika në punë, vendosmëria dhe vetëbesimi. Faleminderit mami për besimin qe ke pasur gjithmonë tek unë. Të dua shumë dhe Zoti të bekoftë. Mirupafshim”, u shpreh Rita.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTakimi Ola-Murati/ Mevlani e komenton : “Super aktrim, javës tjetër do parkohesh nga rreshti i dytë”
Artikulli tjetërZgjedhjet 25 prillit/ 65 vëzhgues të OSBE do vijnë në Shqipëri javën e ardhshme, ja kush do të jetë kordinatori special i monitorimit