Lajmi fundit/ Nxirren trupat e pajetë të Bilbil dhe Fëllënxa Shirjës, makina tërësisht e djegur (video)

Një çift është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kryemdhenj të Kavajës. Gruaja ishte e karbonizuar thuajse tërësisht brenda një mjeti, ndërsa bashkëshorti u gjet disa metra më tutje i vetëvarur në një pemë.

Advertisements

Flakët e një mjeti që po digjej matanë kodrave të fshatit alarmuan banorët e fshatit të patrazuar nga histori të tilla të cilët pasi mbërritën menjëherë në zonë panë ngjarjen makabër. Pak minuta më vonë policia bën të ditura rrethanat e para të ngjarjes.

Bilbi Shirja 48 vjeç kishte vr arë dhe djegur në makinë bashkëshorten Fëllënxën 45 vjeç dhe më pas ishte vetë varur në pemë. Çifti kishin 2 fëmijë, një vajzë të martuar dhe një djalë 17 vjeç të cilët humbën brenda ditës të dy prindërit në rrethana tra gjike.

Advertisements

Po çfarë ndodhi mes tyre?

Gazetarja e Fax News Kloida Gjuzi sipas dhe informacioneve të marra në terren tha çifti kishte nisur 2 muaj më parë procedurat e divorcit ndërsa këtë të hënë pritej zgjidhja përfundimtare e martesës.
Ndërsa mëngjesin e sotëm Fëllënxa po bëhej gati të nisej për në punë pasi punonte në një rrobaqepësi në Golem, kur në banesën ku jetonte tashmë e vetme i ishte shfaqur Bilbili.

Dyshohet se ai e ka futur me dhu në në makinë dhe më pas e ka çuar në një zonë të parrahur nga banorët e zonës ku i ka vënë flakën duke e djegur të gjallë.

Pak çaste më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Bashkëfshatarët janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa askush nuk flet keq për ta. Disa të tjerë nën zë pohojnë se e dinin që kishin probleme mes njëri -tjetrit.

“E njoh, ka qenë gati moshatar me mua. Nuk ishte djalë i keq”, thotë për Fax Neës një nga banorët. Ndërsa të tjerët tregojnë me detaje se si e panë tymin e zjarrin që vinte matanë dhe si i gjetën të ndjerët.

Ende nuk është e qartë se si Bilbili ka mundur të shkojë me mjetin e Fëllënxës deri në zonën ku janë gjetur trupat, pasi për shkak të aksit të parehabilituar mjetet e ulta nuk mund të kalojnë.

Madje për shkak të terrenit, forcat e policisë i kanë hequr trupat nga vendngjarja pas më shumë se 8 orësh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjykata lë pas hekuarve kontrollorët, Unioni Europian i Kontrollorëve Ajror i bën apel BE-së
Artikulli tjetërPolicia Shtetit nxjerr videon duke shembur murin, nuk do e besoni çfarë ishte mbështjellë me flamurin e PD-së