Rama: Të merresh me politikë nuk do të thotë të bëhesh politikan.Unë nuk jam futur në këtë rrugë për tu bërë politikan. Unë jam futur në këtë rrugë pasi isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë në këtë rrugë besimi shumë i fortë që ky vend bëhet.
Advertisements
Nëse ky vend nuk është bërë, e nuk është bërë, dhe hera herës njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse dhe në fund kanë rënë në fund të greminave, kjo ka ardhur pasi ajo shumicë kritike njerëzish që besojnë te puna, te vetja dhe te guximi i kanë lënë të tjerët të marrin vendime për ta.
Unë kam ardhur këtu pasi nuk doja më që fatin tim dhe të familjes time të vendit tim t’ia delegoja shqiptarëve. Unë i them shqiptarëve mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u lodhni dhe mos u dorëzoni pasi ngjitja drejt majës është e vështirë, pasi sa më lart të ngjitesh aq më i lartë tundimi për të ndaluar, tundimi për pushuar, tundimi për të zbritur është më e vështirë se zbritja.
Advertisements
Kjo botë është atyre që nuk ndalen, që punojnë dhe me kokfortësi vazhdiojnë të ngjiten. Kjo botë nuk është e atyre që i bien shkurt.
Nëse do të ishte në aspektin personal unë i kam prekur të gjitha majat që mund të prek dikush që merret me politikë. Nëse do të ishte për veten time do ta kisha shumë të thjeshtë por kjo është për ju.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!