Kush është 50-vjeçari shqiptar në Itali, i cili humbi tràgjikisht jetën pasi ra nga lartësia (emri+foto)

Një ngjarje tra gjike ka ndodhur sot në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali.

Advertisements

Një magazinë në ndërtim e sipër, e kompanisë së madhe amerikane Amazon, është shembur duke i marrë jetën një emigranti shqiptar 50-vjeçar, punonjës i një sipërmarrje në Milano.

Shqiptari është identifikuar si Flamur Alsela, me banim në komunën Chiari në provincën e Breshias e vetëm dy ditë më parë kishte festuar 50-vjetorin e lindjes.

Advertisements

Të pla go sur kanë mbetur edhe pesë persona të tjerë, një prej të cilëve është në gjendje shumë të rëndë për jetën.

Magazina e Amazon, e cila ishte në fazë ndërtimi, ishte e pozicionuar në Parkun Industrial Marenga Retail Park. Mediat italiane shkruajnë se gjashtë punëtorë shqiptarë, mes të cilëve edhe kryepunëtori, kanë rënë gjatë punës nga një lartësi nga gjashtë deri në dhjetë metër.

Siç raportohet, një pllakë betoni është rrëzuar dhe ka rënë mbi traun ku qëndronin punëtorët, duke shkatërruar të gjithë strukturën.

Të pla gosu rit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa Alsela ndërroi jetë në vend. Në vendngjarje kanë arritur përfaqësues të autoriteteve për të hetuar.

Përfaqësuesit e sindikatave janë shprehur se shumë herë kanë kontrolluar këtë kantier e gjithçka deri më sot është kryer në respektim të normave të punës, dhe punonjësit ishin mjaft të kujdesshëm në zbatimin e tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMerret vendimi për shkollat, Ministria e Arsimit pranon propozimin e Komitetit të Ekspertëve
Artikulli tjetër“Pse më the e pafytyrë?”/ Antonela debaton me tone të larta me Aristelën, ndërhyn Atdheu