Kryemadhi: I kërkoj falje Ilir Metës, gabuam kur lamë mandatet

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në daljen e saj të parë publike pas zgjedhjeve të 25 prillit ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe i ka kërkuar falje Ilir Metës.

Advertisements

Ajo theksoi se gabimi i tyre ishte djegia e mandateve dhe dalja nga zgjedhjet lokale.

Kryetarja e LSi, Kryemadhi duke uruar oligarkët, bandat dhe Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta.

Advertisements

Kryemadhi thotë se nga 81 mojë vota të pavlefshme, 70% ishin të LSI. Ajo thotë se fituesit e vërtetë të zgjedhjeve dhe të parët që duhen uruar janë oligarkët dhe bandat.

“Dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, në zgjedhjet që kaluam. Uroj Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjehdjet në Shqipëri. Dua të falenderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që i dhanë votën LSI-së dhe 81 mijë që më shumë se 70 % janë të LSI-së. Ky është një falënderim për të gjithë burrat e gratë që nuk u trembën nga kër cënimet, Politika mediatike oligarkike nuk u tërhoq që ne për dy vite ku ne patëm disa strategji të gabuara, siç ishin djegia e mandateve mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale. Koha dhe ky rezultat tregoi se shqetësimi i presidentit të republikës ishte i drejtë që na çoji në këtë gjendje që jemi sot, në emër të LSI-së dhe timin personalisht nuk solli gjë tjetër vetëm fitoren e zgjedhjeve nga ba ndat e kri mit dhe oligarkët. LSI e gjetur përballë një udhëkryqi të madh, që u dha më shumë hapësirë ba ndave të kr imit dhe olikarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët për të ab uzuar me çdo besim të qytetarëve”, tha ajo.

LSI dhe qytetarët ishin përballë këtyre zgjedhjeve, përballë një pabesie të madhe që deformoi thellë vullnetin e tyre, e vuri Shqipërinë në një udhëkryq të rrez ikshëm. I dha hapësirë bandave, kri mit, mundësi lëvizjeje oligarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët për të shformuar çdo qëndrim të qytetarëve shqiptarë. Mbetemi të palëkundur në këtë proces. Jo vetëm që nuk do të tërhiqemi, por do ta vazhdojmë betejën tonë dhe më tutje. LSI nuk do të jetë vetëm në parlament, do të jetë në sheshe, në çdo shtëpi të qytetarëve shqiptarë. LSI do të vazhdojë denoncimet për çdo manipulim dhe tjetërsim vote në këtë proces. LSI do të vazhdojë në mënyrë të pashtershme duke filluar që sot betejën e procesit zgjedhor. Iu bëj thirrje numëruesve të jenë vigjilentë sepse në Durrës ku Edi Rama merr mandatin e Elona Gurit, kanë dalë mbi 15 fletë të pavlefshme të numëruara për PS. Në Berat, në Durrës, kudo numëruesit dhe komisionerët të numërojnë çdo votë të LSI për kandidatët, të PD për kandidatët dhe të PS. Tradhtia më e madhe vjen në tre mandatet e Korçës, Beratit dhe Durrësit. Mandate që i janë gra bitur LSI për të nxjerrë Edi Ramën në Durrës. Për 140 vota i hiqet mandati dhe i jepet Edi Ramës. Për 140 vota i hiqet Endrit Braimllarit dhe i jepet Niko Peleshit. I hiqet Ardit Çelës dhe i jepet Blendi Klosit. Numëruesit tanë, të vazhdojnë be tejën deri në fund, jo vetëm për të delegjitimuar të gjitha grabitjet e votave të LSI.

Ky proces i manipuluar, para, gjatë dhe pas votimit, që nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, në dhunimin e Kushtetutës në mënyrën më flagrante, në përdorimin e policisë dhe prokurorisë, sa dhe për të blerë bukën mbështetësit e LSI nuk kishin para në xhep. Mjafton të shohësh manipulimin mediatik të dy mediave kombëtare.

Administrata publike, mjafton të shikoni proceset e numërimit, do të shikoni administratën publike që janë vëzhgues dhe mbajnë shënim votat e patronazhistëve të tyre. I gjithë procesi ishte një manipulim industrial. Ne jemi si feniksi, nga hiri ynë do të ringrihemi dhe do ta çojmë më tej betejën tonë. Beteja jonë nuk është një betejë për një karrige kryeministri apo një karrige ministri, beteja jonë është për ju të rinjtë që të mos ikni nga Shqipëria por të rrini këtu. Është një betejë që Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve dhe jo e Bangladeshit. Beteja jonë të mos ndalojmë për asnjë sekondë për të ardhmen e shqiptarëve. Zhgënjimin e kam pasur shumë të madh në numra, por një gjë e kam pasur të kthjellët. Ky sistem është një sistem që i doli boja. Mjafton të shikosh që LSI me 107 mijë vota merr 4 mandate dhe një parti me 35 mijë vota merr 3 mandate. Ky është sistemi kriminal. Beteja jonë vazhdon, nuk do të ndalet”, deklaroi Kryemadhi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërfundon procesi i numërimit në Shqipëri, shpallen mbi 83 mijë vota të pavlefshme
Artikulli tjetërKryemadhi i kërkoi falje, Meta zbulon datën kur do të rikthehet në LSI, heq dorë nga Presidenti?