Konkurrenti i ‘Përputhen’ ndalohet nga policia në mes të Tiranës dhe shoqerohet ne komisariat(VIDEO)

Konkurrenti shumë i komentuar i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, duket se së fundmi ka pasur probleme me policinë. Në mediat rozë po qarkullon një video ku ai është filmuar në bulevardin e Tiranës, teksa ishte ndaluar nga policia e qytetit dhe po i bëhej një kontroll.

Advertisements

Të njëjtat burime kanë treguar për ‘Icon’ se Atdheu është shoqëruar më pas në polici, mirëpo ende s’e dimë ç’ka ndodhur më tej me konkurrentin.

Pas kërkesës së vajzave dhe dëshirës së publikut, Atdheu u rikthye sërish në “Për’puthen” ditën e djeshme. Ai do të zhvillojë së shpejti një takim të plotë me Antonelën, pas takimit 4 minutësh që patën një javë më parë në studio. Mirëpo ky rikthim i Atdheut nuk u prit shumë mirë nga disa djem të tjerë, sidomos nga Blerimi, që ka pasur disa takime me Antonelën.

Advertisements

Me rikthimin e djalit nga Gjakova, ai u shpreh se nuk ka asgjë kundër Atdheut, por nuk i pëlqejnë lojërat që ai bën me Antonelën dhe të dy i cilësoi si njerëz manipulues.

“Unë nuk kam inate personale me Atdheun, biles mu bë qejfi atë ditë që erdhi. Mua vetëm nuk më pëlqejnë fallcitetet tek njerëzit, shëtitjet në Sarandë, udhëtimet nga jugu në veri. Unë jam i sigurt se këta të dy janë sqaruar tek lokali i Atdheut. Nuk kam fakte, por jam i sigurt që janë takuar. Deri tani dyshimet e mia janë që këta të dy janë shumë të njëjtë për t’i manipuluar njerëzit”, u shpreh Blerimi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kur fluturon, duhet të mësosh të fluturosh”, Stresi i bie pishman për bashkëpunimin me Melisën
Artikulli tjetërAkorja e njohur shqiptare në vështirësi! Prindërit e saj shtrohen me urgjencë në spital nga covid-19 pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore