Komisionieri mbyll qendrën e votimit 3 orë para orarit zyrtar: Po rrija kot, njerëzit janë në Itali

Një qendër votimi në Kavajë është mbyllur rreth 3 orë përpara orarit zyrtar. Komisioneri u shpreh për mediat, se nuk ka njerëz të tjerë për të votuar dhe se po rrinte kot prej disa orësh dhe për këtë arsye vendosi ta mbyllte.

Advertisements

“Janë në Itali. Nuk ka njeri. 100 shtëpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri kot aty. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar.

E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991. Unë jam kryetari, ta thashë përgjigjen, stop tani”, u shpreh komisioneri.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Pata edhe probleme psikologjike”, Manjola Nallbani pas infektimit i dedikon këngë Covid-19
Artikulli tjetërThirrja e Bashës nga Durrësi: Trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar, çojini në kutitë e votimit