Kisha Katolike i bën thirrje votuesve shqiptarë të mos mos e shesin votën si dhe të mos votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kandidatë me të kaluar të dyshimtë.
Advertisements
Përmes një deklarate për media, Dom Gjergj Meta, ka renditur disa nga sfidat që sipas tij duhet të shihen me prioritet nga qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Varfëria, arsimi, emigrimi dhe lufta ndaj korrupsionit janë disa prej këtyre sfidave.
“Kush e shet votën, ka shitur dinjitetin e tij dhe të familjes së tij”, tha Dom Gjergj Meta.
Advertisements
Mesazhi i Kishës Katolike:
Kërkohet një proces transparent dhe i ndershëm. Forcimi i instutucioneve të drejtësisë është një sfidë tjetër. Lufta ndaj varfërisë, zhvillimi i vendit në të gjitha zonat urbane dhe rurale. Arsimi në zonat e thella sidomos në këtë kohë pandemie, dhe e fundit por jo nga rëndësia është lu fta ndaj korrupsionit, ndaj ne mendojmë që këto janë sfidat e rëndësishme që duhet të përballen në vitet në vazhdim ata që do të qeverisin vendin.
Në vigjilje të këtyre zgjedhjeve do të donim si Ipeshkvi të ftonim të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këto zgjedhje, është një detyrë dhe e drejtë e çdo qytetari. Ashtu sikundër e kemi theksuar më parë, është fenomeni i shit-blerjes së votës, kush e shet votën me para ka shitur dinjitetin e tij dhe të familjes së tij. Kush e blen votën me para nuk është i denjë të ulet në karrigen e deputetit. I papranueshëm është fakti i betimit mbi libra të shenjtë në Bibël apo Kuran pasi ka marrë lekët për votën. Edhe kërcënimi për vendin e punës është i papranueshëm. Nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyshimtë. Integriteti moral duhet të jetë një kusht i domozdoshëm.
Shpresojmë që vendi jonë të dalë më i mirë nga zgjedhjet e datës 25 prill.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!