Kina e pranon zyrtarisht: Vaksina jonë nuk ka një nivel mbrojtjeje të lartë

Në një deklaratë aspak të zakontë Kina ka pranuar zyrtarisht se vaksina e tyre kundër Covid-19 ka një efektivitet të ulët, prandaj dhe shkencëtarët po mendojnë që të përzihet me vaksina të tjera.

Advertisements

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu I cili tha se vaksina kineze nuk ka një nivel të lartë mbrojtjeje.

“Vaksinat kineze nuk kanë një nivel mbrojtje shumë të lartë. Jemi duke marrë në konsideratë nëse duhet të përdorim vaksina të tjera të prodhuara në linja të ndryshme teknike për të çuar përpara procesin e imunizimit”- tha ai.

Advertisements

Ky lajm vjen ndërkohë që Kina po shpërndan miliona doza të vaksinës në shumë vende të botës mes tyre dhe Shqipëria e cila dy javë më parë filloi procesinin e vaksinimit masiv të qytetarëve.
Studiuesit brazilianë më herët kanë deklaruar se efektiviteti i vaksinës kineze të prodhuar nga kompania Sinovac arrin deri në 50.4 për qind, krahasuar me 97 për qind që ka ajo e Pfizer.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAna Lleshi e tregon troç: U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor
Artikulli tjetërGetoar Selimi ndan momente nga jeta e re si ortak në biznes me Marina Vjollcën, dyshimet e komentuesve se ajo një ditë do t’i ikë