Në puntatën e djeshme të ‘Përputhen’ hyri një konkurrente e re, e quajtur Gladiola Zenelaj. Ajo shprehu pëlqimin e saj për tre djem, për Gilianin, Andin dhe Muratin.
Advertisements
Këtë të premte, Gladiola zgjodhi Muratin për takimin e javës së ardhshme. Mirëpo ajo u përplas me Sindin, e cila ka deklaruar se është vetëm për konkurrentin në studio. Mbetet të presim të hënën për të parë se cila do të jetë zgjedhja e Muratit.
“Murati nuk është sot pjesë e studios, prandaj duhet të presim për përgjigjen e tij sepse ti në fakt i bie që ke një përpl asje me Sindin. Sindi duhet të ketë takimin e javës me Muratin, ndërkohë që e ke zgjedhur edhe ti. Murati nuk është deklaruar përfundimisht për Sindin. Ai mund të pranojë edhe takimin tënd, por mund të dojë edhe të vazhdojë njohjen me Sindin”, tha moderatorja Bora Zemani.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!