Kaos në Astir/ Punimet shkaktojnë radhë kilometrike, trafik dhe makina pafund (video)

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi dje nisjen e punimeve të tjera në zonën e Unazës së Re në Tiranë. (SHIKO KËTU)

Advertisements

Ndalimi i qarkullimit në disa pjesë së një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës, ka shkaktuar kaos trafiku. Siç duket edhe nga pamjet, në të dyja korsitë hyrëse dhe dalëse ka radhë kilometrike automjetesh që presin në rrugë për të hyrë ose për të dalë nga kryeqyteti.

Ndërkohë që prej disa ditësh Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar hapjen e tuneleve të reja në pjesë të ndryshme të aksit, që siç duket vetëm ka rënduar trafikun. Kjo situatë vijon prej muajsh në Tiranë, duke e kthyer Astirin në një gangrenë për qytetarët dhe banorët e zonës.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulimi rrënqethës, ja pse ndodhi bllokimi i kanalit të Suezit
Artikulli tjetër“Nis sot vaksinimi i gazetarëve të terrenit”, Manastirliu: Nesër vazhdojmë me punonjësit e policisë