Jo vetëm për trompozë, AstraZeneca po hetohet nga EMA për një sëmundje tjetër të rrallë

U fol shumë për vaksinën AstraZeneca për shkak të trombozave. Tani Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA po vëzhgon edhe një vaksinë tjetër për rreziqet që sjell por edhe AstraZenecan për një sëmundje tjetër të rrallë.

Advertisements

Agjencia Europiane e Medikamenteve e BE, EMA po verifikon një lidhje të mundshme mes vaksinës kundër Coronës të prodhuesit amerikan, Johnson&Johnson dhe sëmundjeve të trombozës. Tre nga katër raste janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara në kuadër të një studimi klinik. Një rast përfundoi me vd ekje, thuhet.

Vaksina e Johnson&Johnson u lejua në mesin e marsit në BE, por në ndryshim nga SHBA ende nuk është futur në përdorim. Komisioni Europian pret që vaksina të livrohet pas më shumë se një jave. Në tremujorin e parë do duhet të ofrohen 55 milionë doza. Ndryshe nga vaksinat e tjera në produktin e firmës belge Janssen, pjesë e koncernit Johnson&Johnson mjafton vetëm një dozë për mbrojtjen nga virusi.

Advertisements

EMA sërish për AstraZenecan: Më shumë përfitim se dëm…por

Vetëm të mërkurën e kësaj jave, EMA pas një verifikimi të ri të sëmundjeve të trombozës pohoi lidhjen me vaksinën e AstraZenecas, por pa e kufizuar përdorimin e saj. Rastet e regjistruara të trombozave në tru kishin një shpeshtësi 1 në 100.000 raste, tha EMA. Prandaj përfitimi i vaksinës mund të vlerësohet kështu si më i lartë se rreziku. Në Gjermani përdorimi i AstraZenecas është i lejuar vetëm për personat mbi moshën 60 vjeç.

EMA ndërkohë po verifikon njoftimet edhe për një lidhje tjetër të mundshme mes vaksinës AstraZeneca dhe sindromës Clarkson, osë sindromës poroze kapilare, një sëmundje tjetër e rrallë dhe e rrezikshme, ku poroziteti i kapilarëve është aq i madh saqë prej tyre del edhe plazma. Pasojat janë edema dhe rënia e tensionit të gja kut. Bëhet fjalë për 5 raste me sindromën Clarkson, bëri të ditur EMA./

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmetet dhe përmbytjet e fuqishme ‘shkatërrojnë’ këtë shtet, deri tani 71 persona kanë humbur jetën ndërsa të tjerë rezultojnë të zhdukur
Artikulli tjetërVaj ulliri me kripë, mënyrat e përdorjes kundër problemeve me kockat