“Jeta më ka mësuar të jetoj me …”- Rozana Radi rrëfehet për “pengjet” në jetë: Fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin

Rozana Radi është një këngëtare, moderatore dhe biznesmene e suksesshme. Por pavarësisht se është një femër e arrirë, edhe ajo ka pengjet dhe mungesat e saj në jetë.

Advertisements

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, këngëtarja u pyet se çfarë i mungon më së shumti.

“Do ta thosha por fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin. Kam dhe unë pengjet e mia. Jeta më ka mësuar të jetoj me mungesa njerëzisht të dashur”– iu përgjigj Rozana Radi, duke iu referuar ndarjes së parakohshme nga jeta të prindërve të saj.

Advertisements


Më pas, ajo publikoi një foto të familjes së saj dhe u shpreh se për sa kohë t’i ketë në krahë, asgjë tjetër s’do t’i mungojë në jetë.

“Kjo është familja ime! Sa të kem Zotin para dhe familjen s’do më mungojë asgjë tjetër në jetë!”- u shpreh këngëtarja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAtdheu i Për’puthen ndalohet nga policia
Artikulli tjetërAlarm në Greqi, mijëra të infektuar me Covid, rritet numri i viktimave