Itali/ Rreth 13 mijë të infektuar dhe 251 raste vdekjesh nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Italia regjistron 12.694 të infektuar dhe 251 raste fatale në 24 orë

Advertisements

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 12694 raste të reja me koronavirus nga 230116 teste të kryera në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetit në vend bëri të ditur se si pasojë e sëmundjes nuk mundën të mbijetonin 251 qytetarë, krahasuar 310 një ditë më parë.

Advertisements

Është shënuar një rënie në numrin e të shtruarve në spitale, sot 452 më pak si dhe shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv, sot 29 pacientë më pak. Shkalla e pozitivitetit qëndron në 5.5%.

Nga ana tjetër, numri i të shëruarve për sot ishte13,134.

Në total që nga fillimi i pandemisë, Italia numëron 3.87 milionë të infektuar, 116927 viktima dhe 3.2 milionë të shëruar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/ Përplasen 5 makina në Lezhë-Milot, ka të plagosur
Artikulli tjetërFOTO/ Lajme të këqija nga moti, ja si do të jetë java që vjen