Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit i çjerr maskën moderatorit të famshëm: Nuk e ka takuar kurrë djalin tonë live, më kërcënon të mbyll gojën!

Moderatori i emisionit më të ndjekur të momentit në Kosovë, “Gjoni Black”, Meriton Mjekiqi, ditë më parë ishte i ftuar në emisionin “NIN”, ku rrëfeu gjithçka nga jeta dhe karriera e tij.

Advertisements

Ndër të tjera, ai foli edhe për lidhjen e tij me ish-të dashurën dhe djalin e tyre, intervistë që duket se u bë shkak që Egesta të reagojë fuqishëm në rrjetet sociale.

Mjekiqi u pyet nga moderatori në lidhje me bisedën që ish-partnerja e tij kishte realizuar me rivalin e tij të hip hop-it, Varrosin, gjë për të cilën ai u shpreh se nuk i intereson më.

Advertisements

“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ishpartneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ish-partnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh moderatori.

Ai ndër të tjera u shpreh se kontakton me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja janë të forta, ndërsa për djalin thotë se përpiqet në maksimum që të mos bëjë gabime të tilla, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzojë si baba.

Në lidhje me marrëdhënien e tyre aktuale, ai tregoi: “Ka një kohë që s’e kam parë, normal që edhe mërzitem, edhe kush ka evlad e din këtë pjesë. Mundohem me kalu në mënyra të ndryshme virtuale për me afru, kur e kam larg, është një vjet e gjysmë, ka filluar t’i bëjë ato veprimet e Meritonit. Mua më dhemb më së shumti për djalin kur të rritet edhe i merr vesh disa gjëra, edhe munden me lëndu, për shembull një veprim i tillë, një veprim i mamit të vet që e ka bërë gabim dhe për këtë arsye mundohem që mos të bëj ndonjë veprim të gabueshëm në lidhje me familje që mbas 10 viteve, Loari kur të rritet, Loari të thotë: ‘Këqyr babi paska bërë diçka gabim në lidhje me mamin tim ose me mua”.

Por në lidhje me këtë rrëfim, ja ku shfaqet ish-partnerja për të rrëfyer version e saj të situatës. Mbrëmjen e së martës, ish e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohet aspak për djalin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Të kanë mbetur edhe 14 ditë…”, Xhelal Mziu paralajmëron Ramën nga Dibra
Artikulli tjetërArsyeja pse ndihemi të trishtuar në ditët me shi