Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu nominohet nga Presidenti Joe Biden për postin e rëndësishëm

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i cili aktualisht është ambasador në Republikën e Kirgistani është nominuar nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden për një post të rëndësishëm.

Advertisements

Donald Lu është nominuar si ndihmës sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore. Lajmi është dhënë nga Departamenti i Shtetit përmes një njoftimi.

Nominimi është bërë nga presidenti amerikan Joe Biden. Pozicioni i rëndësishëm në Departamentin e Shtetit të SHBA, që është përgjegjës për politikën e jashtme amerikane dhe marrëdhëniet me të gjithë Azinë Jugore dhe Qendrore, ka qenë vakant që nga fillimi i administratës së mëparshme të Trump.

Advertisements

Emërimi i Lu për këtë pozicion erdhi së bashku me disa njoftime të tjera të bëra nga Shtëpia e Bardhë të premten.

Lu është anëtar i karrierës në shërbimin e jashtëm. Ai ka shërbyer si ambasador në Republikën Kirgistan që nga viti 2018, pasi i përfundoi mandati në Shqipëri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk e keni rifituar ende nuhatjen pas Covid-19? Ekspertët japin disa këshilla, si të ‘ushtroheni’ për ta rikthyer
Artikulli tjetërStudimi hedh poshtë cdo gjë të thënë deri tani, ulja e kapacitetit në bare dhe restorante nuk ka lidhje me përhapjen e Covid