Incident në Shkodër, kapen mat dy persona duke blerë vota për partinë e Tom Doshit

Ndërkohë që edhe 5 ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve, kanë nisur që të shënohen incidentet e para lidhur me tentativën e shit-blerjes së votës.

Advertisements

Disa qytetarët në Shkodër, kanë ndaluar një makinë ku 2 personave brenda saj i është gjendur një listë me emra dhe një fletë votimi e shënuar me x për PSD-në.

Denoncimi është publikuar nga Ora News. Në fletë janë shënuar disa emra dhe me numra nga pas, ndërsa letra mban sipër datën 14 prill 2021.

Advertisements

Sipas tyre këta qytetarë ishin duke blerë vota dhe duke u treguar se si të votonin kandidatin e PSD-së në Shkodër.

Njëri nga të pranishmit e pyet të riun në makinë pse ka qenë te shtëpia e tezes së tij dhe shprehen se do t’i çojnë në komisariat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShokon grupi i vajzave që përfaqëson Serbinë në Eurovizion, këndojnë këngën e Anxhela Peristerit: E duam…
Artikulli tjetërUEFA diskuton Super League/ Infantino: Është një dyqan i mbyllur, shkëputje nga institucionet e futbollit